Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, parashikoi derbin e Milanos, që do të zhvillohet ditën e shtunë, ora 18:00 në San Siro. Moggi parashikon fitoren e Interit edhe pse me mungesa dhe nuk ka asnjë dyshim.
I pyetur nga mediat, ai u shpreh: “Pavarësisht se Milani po gëzon një moment të mirë forme dhe skuadra e Contes ka shumë mungesa, nëse Interi luan ashtu si di nuk kam dyshime që do ta fitojë takimin”.
Sakaq, nga Kili japin lajmin e dëmtimit serioz të Alexis Sanchez që është dëmtuar ndaj Columbisë. Edhe pse sulmuesi i Interit qetësoi tifozët pas ndeshjes, emisioni radiofonik Adnradio.cl lajmëron se Sanchez do mungojë si në derbi ashtu edhe debutimin në Champions League.