Interi dorëzohet për Tonali-Milan, tregon si shkoi historia! “Na pëlqente, por…”

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, foli për Sky Sport 24, duke u ndalur te Sandro Tonali, një mesfushor i ndjekur për një kohë të gjatë nga Interi, por tani afër nënshkrimit me Milanin pasi edhe Brescia ka dhënë “OK”:

“Gjëra të pasakta janë thënë, nuk mund të keni një lojtar në dorën tuaj kur nuk keni filluar kurrë një negociatë me klubin tjetër. Ishte një lojtar që na pëlqente, nuk është se Tonali nuk është më një lojtar i mirë sot sepse e mori Milan”

“Për momentin Inter nuk është në gjendje të bëjë një investim të këtij lloji dhe për momentin nuk është një përparësi. Ne kemi shumë lojtarë në atë zonë, së pari duhet të shesim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu