Pas përfundimit të sezonit futbollistik, derbi i Milanos mesa duket do të zhvillohet edhe në merkato.
Sipas asaj që shkruan “ESPN”, të dyja klubet e Milanos, janë të interesuara për të njejtin objektiv. Bëhet fjalë për mesfushorin e Mançester Junajtid, Nemanja Matiç, i cili nuk nuk duket në planet e trajnerit, Solskjaer.
Milani është në kërkim të një mesfushori, dhe pas vështirësive që po hasin për të arritur tek lojtari i Fiorentinës, Veretut, kanë hedhur sytë nga mesfushori serb.
Por, gjithashtu për mesfushorin interesohet edhe Interi, tekniku i të cilëve, Antonio Konte e pëlqen shumë lojtarin, që e ka pasur nën urdhërat e tij në kohën kur drejtonte Çelsin.
Drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Raxhja Naingolan, plus një shumë prej 11 milionë eurosh, për të marrë 30-vjeçarin në skuadrën e tyre.