Interi, 6 të infektuar me Covid. Pioli ka dyshime mbi formacionin! 4 lojtarë balotazh për 2 vende

Interi dhe Milani nuk arrijnë në derbi në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi të dy skuadrat do të kenë mungesa. Te kuqezinjtë  do të peshojnë ato të Matteo Gabbia dhe Leo Duarte, pa harruar edhe faktin që ekziston dyshimi i madh që Ante Rebic të jetë gati. Stefano Pioli ka lojtarët qendrorë të numëruar me Romagnolin e rikuperuar por pa asnjë ndeshje në këmbë këtë sezon!

Te zikaltërit listës i është shtuar edhe Young (pas Bastoni, Skriniar, Gagliardini, Nainggolan dhe Radu).

Sa i përket Rebic, do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri të specializuar në bërrylin e tij të djathtë të dislokuar kundër Crotone për të parë se kur mund të rinisë stërvitjet.

Duket se nuk ka ndonjë optimizëm të veçantë për praninë e tij në derbin milanez dhe për këtë arsye Pioli do të duhet të përgatisë alternativa në tredhëmbëshin pas Zlatan Ibrahimovic në skemën 4-2-3-1.

I vetmi i sigurt për një vend është Hakan Calhanoglu, një titullar i paluajtshëm në rolin e mesfushorit sulmues qendror. Në krah, Samu Castillejo, Brahim Diaz dhe Rafael Leao po garojnë për vendet e mbetura.

Dy fanella në dispozicion për katër lojtarë, të gjitha shumë të motivuar për të luajtur derbin Inter-Milan të shtunën 17 tetor nga minuta e parë.

Por, pa harruar këtu formën e jashtëzakonshme të belgut Alexis Saelemaekers, në krahun e djathtë.

Nuk është rastësi që ai ka fituar edhe thirrjen e kombëtares së së Belgjikës. Ai gjithashtu mund të luajë në të majtë, por është në të djathtë që arrin të japë më të mirën e tij.

Duke zgjedhur ish-lojtarin e Anderleht në grupin e tij të preferuar, votimi midis Rafa Leao dhe Brahim Diaz do të mbetej për atë të kundërtën, pra e majtë. Në fakt, Castillejo mund të veprojë vetëm në të djathtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu