Interesi i Realit dhe vullneti i Solskjaer për ta mbajtur, SKY SPORT përmbys: “Merret vendimi mbi Dalot, pranë akordit…”

Milani vazhdon të punojë për t’u fuqizuar dhe sigurisht për të larguar edhe lojtarët që nuk janë pjesë të projektit teknik të klubit…

Java që do të nisë do të jetë tepër e rëndësishme në këtë aspekt. Diogo Dalot është sigurisht një nga objektivat kryesore të drejtuesve kuqezi.

Qëllimi është rikthimi i mbrojtësit portugez në Milano, edhe një herë në huazim, por këtë herë duke futur një mundësi blerjeje.

Manchester United shpesh ka bllokuar propozimet e Maldini dhe Massara, duke pasur përparësinë për të fituar para menjëherë nga shitja e tij.

Më pas, Djajtë e Kuq hapën një hua të mëtejshme, por kërkuan përfshirjen e një detyrimi blerje kur Milani gjithmonë është përqendruar në formulën e të drejtës  për të blerë kartonin e portugezit.

Dialogu është bllokuar për disa kohë, por tani diçka duket se ka filluar të lëvizë në drejtimin e duhur.

Aktualisht, Dalot është i impenjuar me Portugalinë e tij në Kampionatin Evropian, por tashmë e ka bërë të ditur se ai ende dëshiron të qëndrojë kuqezi.

Nëse gjithçka dukej e destinuar të zhdukej, me përfshirjen e Real Madrid në pistën në Diogo dhe me Solskjær të gatshëm për ta rivlerësuar atë, Sky Sport kthen përmbys gjithçka dhe jep një lajm të rëndësishëm të merkatos.

Në praktikë, sipas transmetuesit, marrëveshja midis Milanit dhe Manchester United tani është në proces e sipër.

Sky Sport thotë se vetëm detajet e fundit mungojnë, por palët janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes që rikthen Diogo Dalot përsëri te kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu