INTER-MILAN: formacionet e mundshme! Një dyshim për trajnerin Pioli, Conte e ka zgjidhur

Kur  kanë mbetur më pak se 24 orë nga derbi i Milanos, formacioni kuqezi i Stefano Piolit është bërë praktikisht:

kuqezinjtë – me përjashtim të Ante Rebic – do të mbështeten te titullarët. Me Gigio Donnarumma në portë, linja mbrojtëse që do ta mbulojë atë do të përbëhet nga Davide Calabria, Simon Kjaer, Alessio Romagnoli dhe Theo Hernandez.

Për kapitenin do të jetë ndeshja e parë e sezonit të ri pas problemeve të shfaqura në fund të sezonit të shkuar (në korrik ndaj Sassuolo) gjë që e bëri atë të humbasë ndeshjet e para (tre në kampionat dhe 3 në Europa League)

Rikuperim tamam në kohë, megjithatë, duke pasur parasysh problemet me Covid-19 për Gabbia dhe Duarte, por edhe Musacchion, për të cilin do të duhen ende ditë deri në rikuperim.

Në mesfushë pavarësisht blerjes së Tonali, i cili do të ketë hapësirë ​​nga minuta e parë në Europa League, Bennacer dhe Kessie nuk preken, ashtu si Hakan Calahnoglu dhe në sulm i rikuperuari Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi është gati (e konfirmoi edhe Pioli) dhe kështu mund të marrë përsëri vendin e tij përpara.

Dyshimi i vetëm i vërtetë i Piolit i përket krahut tw majtë: Ante Rebic është jashtë me një dëmtim në bërryl dhe Brahim Diaz dhe Castillejo po luftojnë për një fanellë titullari.

Nga ana tjetër, Saelemaekers e ka vendin e sigurtë, pasi është shumë i rëndësishëm për ekuilibrin e ekipit. Leao do të jetë kështu arma që Pioli mund të luajë gjatë ndeshjes në vazhdim.

Interi – Sa i përket ekipit të Conte, përpara Handanovic, D’Ambrosio, de Vrij dhe Kolarov do të formojnë mbrojtjen me 3!

Në krahët e mesfushës do të luajnë Hakimi dhe Perisic. Në mesfushë, Barella, Brozovic dhe Vidal.

Pak mundësi për të parë Eriksen nga minuta e parë por ai nuk përjashtohet plotësisht. Përpara, natyrisht, Lautaro Martinez dhe Lukaku.

Formacione të mundshme

Inter (3-5-2): Handanovic, D’Ambrosio, de Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Vidal, Brozovic, Perisic; Lautaro, Lukaku.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma G; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Diaz; Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu