Inter hyn në garë për Milenkovic, si paraqitet situata

Stefano Piolit di t’i pëlqente të kishte Nikola Milenkovic si përforcim në mbrojtje. Drejtuesit e Milanit do të donin, por nuk është e lehtë.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se Fiorentina e mban lojtarin të patransfërueshëm, por e di se mund t’i duhet ta japë duke konsideruar se edhe kontrata skadon në qershor 2022.

Vlera me të cilën nis klubi violë është rreth 40 milionë euro, shumë e lartë.

Milani do të donte një ulje të këtij çmimi dhe mendon edhe për një operacion të bazuar në një shkëmbim.

Kjo “rrugë qorre “ favorizon Interin, që në ditët e fundit ka nisur bisedime konkrete për Milenkovic.

Njëri nga Diego Godin dhe Milan Skriniar mund të lërë skuadrën zikaltër, Antonio Conte dëshiron një mbrojtës qendre të ri.

Serbi i Fiorentinës është një profil që i pëlqen. Raportet me klubin e Rocco Commisso janë të mira dhe mund të lindë një marrëveshje për ishin e  Partizanit të Beogradit.

Interi është një konkurent serioz për Milanin në garën për Milenkovic.

Zikaltërit i favorizon edhe pjesëmarrja e ardhshme në Champions League për të bindur lojtarin./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu