Insigne ende nuk ka rinovuar, i prezanton kushtin Napolit. Milani pret zhvillimet dhe ka dy karta fituese

Azhornime për çështjen e rinovimit të kontratës së Lorenzo Insigne me Napolin.

Kapiteni i napolitanëve ka ende edhe vetëm një vit nga fundi i kontratës dhe akoma nuk duket se ka pasur kontakte me klubin për një rinovim të mundashëm, gjithashtu duke pasur parasysh Evropianin që e pa atë protagonist deri para dy ditësh.

Sipas raportit nga Sky Sport, klubi së shpejti do të takojë agjentin e numrit 10 i cili, pas një Euro 2020 si protagonist, nuk do të pranojë një propozim më të ulët se paga që ai tashmë merr (rreth 5 milion euro).

Këtu mund të futet në lojë Milani. Në fakt, Insigne është një profil që i pëlqen jashtë mase Maldinit dhe Piolit në krah të majtë dhe sepse napolitani mund të krijojë atë superioritet numerik që duhet dhe se do të ndihmonte edhe më shumë një si Theo Hernandez me daljet e tij duke e asistuar.

Edhe gazetari Alberto Cerruti në editorialin e tij te MN, ka shprehur këtë aludim duke thënë se te Milani i Piolit Insigne do të gjente të njëjtin ambjent me Italinë e Mancinit dhe do të kishte mundësi të shprehte potencialin e tij pa pasur presion.

Champions është një kartë tjetër e rëndësishme pasi Milani merr pjesë në këtë edicion dhe Napoli jo.

Për sa i përket kartonit, nëse do të vinte Insigne, natyrisht Leao do të përshëndeste me shumë mundësi, ndoshta për të sjellë ato para që duhen për të blerë kapitenin e Napolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu