Infektimi i Duarte: ja skenarët e mundshëm nëse preket edhe ekipi!

Infektimi i Leo Duartes me Covid-19 nuk do të rrezikojë (ose nuk duhet) sfidën e Europa League mes Milanit dhe Bodo Glimt.

Sidoqoftë – siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport – nëse kushtet nuk do të lejonin të luhej sonte, UEFA përsëri mund të shtynte ndeshjen dhe kështu t’u jepte kohë kuqezinjve për t’u riorganizuar dhe paraqitur me të paktën 13 lojtarë.

Milan-Bodo mund të planifikohet deri të shtunën: anulimi i ndeshjes me humbjen në tavolinë të Milanit është skenari i fundit, pra i paimagjinueshëm (në këtë sezon 2020-21 ndodhi tre herë, dy në turit paraeliminator të Champions League dhe 1 herë në Europa League).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu