IL TEMPO: “Mourinho shtyn futbollistin drejt Milanit?”

Mes shumë futbollistëve që janë afruar te Milani gjatë kësaj kohe në merkaton që ende zyrtarisht nuk ka nisur është edhe një emër: po flasim për veteranin e Romës që këtë sezon ka numra fantastikë.

Armeni Henrikh Mkhitaryan pritet të largohet nga verdhekuqtë sidomos tani që vjen Jose Mourinho, me të cilin raporti nuk ka qenë kurrë i mirë dhe ishte shkaku që ai u largua nga Manchester United, ashtu si Smalling.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Tempo”, Mkhitaryan mund të vazhdojë karrierën në Serie A por këtë herë me fanelën kuqezi të Milanit.

Kjo sepse armeni e di se kontrata e tij e fundit mund të jetë kjo dhe ndaj do të dëshironte të luante në një klub me më shumë ambicje dhe ekonomikisht më të fortë.

Në gjurmët e tij janë edhe shumë skuadra të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu