Situata e portierit merr vendin kryesor te Milani i sotëm. Gigio Donnarumma rezultoi pozitiv me koronavirus të hënën dhe është qartë i papërdorshëm nga Stefano Pioli derisa të negativizohet (do të duhet të respektojë edhe karantinën 10 ditore sipas protokollit të ri)
Zëvendësi i tij, Tatarusanu (i ardhur gjatë verës nga Lyon për 500 mijë euro), pati një debutim tronditës, kundër Romës, me një gabim të rëndë, i cili lejoi Dzeko të gjente golin.
Milani ka ripërtërirë besimin te portieri rumun por ndeshjet e radhës, duke filluar sonte kundër Sparta Pragës, do të jenë prova të vërteta. Nëse ai nuk i kapërcen ato, Antonio Donnarumma është gati.
Promovimi i vëllait të madh të Gigio-s padyshim që do të pritej mirë nga portieri i datëlindjes 1999, si dhe nga agjenti Mino Raiola.
Siç raportohet nga Il Giornale, promovimi i Antonio si i dytë mund të përfaqësojë një kartë të rëndësishme për të luajtur për rinovimin e Gigio.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i plotfuqishëm Mino Raiola është në Milano. Në axhendën e prokurorit italo-holandez rinovimet e vëllezërve Donnarumma por edhe zgjatjen e kontratës së Alessio Romagnoli.
Për dy portierët, kontratat e të cilëve skadojnë në 2021, bisedimet kanë filluar dhe vazhduar pa shpallje të mëdha. Në javët e fundit, Milan ka shprehur besim dhe optimizëm mbi mbylljen e këtij negocimi, por diskutimet nuk janë mbyllur ende.
Përveç kësaj negocimi, Raiola do të flasë gjithashtu me Milanin për rinovimin e kontratës së Romagnolit që skadon në 2022.