IL Giornale – Plani i Elliott mbi Milanin dhe dy objektiva. Pastaj do të vijë shitja e aksioneve

Dje Ivan Gazidis, CEO i Milanit, vuri në dukje se fondi i menaxhimit Elliott mund të qëndronte në krye për një kohë të gjatë.

Nuk ka asnjë datë skadence për grupin anglo-amerikan që ka në pronësi shumicën e aksioneve në klubin kuqezi që nga vera 2018.

Në të vërtetë, sipas zbulimeve të Il Giornale, Elliott ka ende një plan shumë të gjatë për të zbatuar para se të nxjerrë aksionet e tij në shitje.

Duket se fondi Elliott nuk duhet të shesë Milanin në dhjetë vitet e ardhshme. Flitet për një projekt që do ta shohë atë në krye të klubit për disa vite të tjera.

Familja Singer planifikon të gjejë blerës të rinj jo më herët se 2028-2030. Ekzistojnë dy objektiva konkretë që duhet të arrihen në këtë periudhë kohore.

I pari është projekti Neë San Siro. Fondi Elliott dhe presidenti Paolo Scaroni dëshirojnë me forcë të bindin Komunën e Milanos (në bashkëpunim me Interin) për të dhënë përparimin për ndërtimin e një stadiumi modern, i cili mund të garantojë të ardhura të konsiderueshme në arkat e Milanit dhe Milanos.

Pronarët kuqezi vlerësonjnë përfundimin e këtij projekti në një maksimum prej tre vjetësh. Më pas, fokusi do të jetë në stabilizimin e fushës tekniko-sportive.

Ekziston vullneti për t’i dhënë vazhdimësi dhe fitim rezultateve aktuale: ideja është që të kemi një Milan që në 5-6 vjet të mbetet në mesin e ekipeve më të mira në Serie A dhe të marrë kualifikimin për Ligën e Kampionëve në një mënyrë të qëndrueshme, si në vitet e arta të epokës së Berlusconit.

Vetëm kur Milan të luajë në një stadium krejt të ri dhe të kthehet në elitën e futbollit ndërkombëtar, Elliott do të shesë shumicën e aksioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu