IL GIORNALE: “Ja oferta faraonike e Juventusit për Donnarumma! Fiton Raiola por edhe babai i portierit kuqezi. Situata”

Nuk është më një mister që Juventusi po mundohet që të rrëmbejë Gigio Donnarumma nga Milani dhe është duke shfrytëzuar faktin që portieri kuqezi, pa rinovim, në verë mund të lëvizë me parametra zero.

Edicioni i sotëm i gazetës Il Giornale, me firmën e gazetarit Franco Ordine, ka zbuluar propozimin e fundit bardhezi: 10 mln euro neto në sezon për pesë vjet për futbollistin, 20 mln euro komision agjentit Mino Raiola dhe 3 mln euro për babain e portierit.

Deri tani, Raiola ka heshtur dhe madje edhe vetë Donnarumma, që ka mbetur i tronditur dhe është ndjerë i tradhëtuar nga drejtuesit e Milanit që e kanë nxjerrë për të biseduar me delegacionin e tifozëve të Curva Sud që i kanë kërkuar rinovim ose të mos luajë në përballjen e fundjavës tjetër ndaj bardhezinjve.

Kjo për faktin se nuk duan të përjetojnë një rast të ngjashëm me De Vrij-Inter te ndeshja me Lazion. Në fakt, holandezi, atë ndeshje, duke ditur që kishte firmosur me zikaltërit, ishte më i dobëti në fushë dhe madje shkaktoi edhe penallti vendimtare që i hapi rrugën golit të Icardit dhe i dha kualifikimin në Champions ekipit të Spallettit…

Ndërkohë, ka dy javë që mes palëve ka një ftohtësi të tmerrshme. Milani nuk lëviz nga 8 mln euro dhe shtron arritjen e Champions League si një bonus më shumë.

Ndaj edhe Maldini ka ngrirë gjithçka deri në fund të sezonit (ashtu si për rinovimin e Calhanoglu)

Enzo Raiola, sakaq, do të shkojë në Milano për të qenë pranë Donnarumma dhe për ta qetësuar, pasi situata tashmë është shumë e tensionuar.

Raiola i ka referuar Milanit se ka në dorë një ofertë 10 mln euro dhe se nëse kuqezinjtë nuk e barazojnë nuk ka akord.

U fol edhe për mundësinë e një “ure” 1 vjeçare me rinovim, por deri tani ka ende refuzim. Në fakt, Raiola do të donte të paktën 3 vjet, klauzolë 30 mln euro lirimi në rast të mos arritje Champions dhe 10 mln euro plus 2 bonus për ta firmosur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu