“Il Giornale”: Gomez-Milan, e gjithë e vërteta!

Gazeta minaleze “Il Giornale”, në edicionin e sotëm, shpjegon se Alejandro Gomez është një ide për merkaton e Milanit.

Ideja e një transferimi të argjentinasit që prej 7 vitesh luan në Bergamo dhe është kapiten, filloi pasi raporti i “Papu” me trajnerin Gasperini u prish!

Lojtari dëshiron të qëndrojë në Itali në mënyrë që të mos humbasë ekipin kombëtar në funksion të Copa America.

Gomez zgjon interesimin e Milanit: kuqezinjtë po luftojnë me rinovimin delikat të Hakan Calhanoglu, por në rast të një prishje raporti, menjëherë mund të heqë dorë nga numri “10” për të afruar Alejandro Gomez.

Natyrisht, rroga është një tjetër çështje, pasi argjentinasi kërkon të paktën 4 mln euro për t’u transferuar, duke qenë se hoqi dorë nga më shumë kur erdhi oferta nga Katari në verë.

Pothuajse me siguri, ofertat që do të vijnë nga Kina do t’i kthehen dërguesit mbrapsht ashtu si ndodhi me Al-Nassr.

Gomez do të dëshironte të lirohej nga Atalanta në mënyrë që të mos kushtëzohej në zgjedhjen e ekipit të tij të ardhshëm.

Siç raporton Goal.com, në Evropë, Milan dhe PSG tashmë kanë bërë sondazhet e para, por gjithashtu Roma së shpejti mund të trokasë në derën e lojtarit në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu