Il Giornale: E treta e verteta per Ragnick. Gati rinovimi i Ibres

Ivan Gazidis eshte perpjekur dy here per te sjelle Ragnick ne Milano dhe hera e trete eshte ajo e verteta, raporton Il Giornale duke shtuar githashtu se klubi eshte i gatshem te rinovoje me Ibren.

Gazidis ka qene shpesh ne kontakte me Ragnick duke marre ne konsiderate dhe raportet e mira mes dy paleve. Ai eshte perpjekur gjithashtu dy here te binde Maldinin dhe Boban per t’u ulur ne bisedime me te, por te dy kane kundershtuar, hera e pare pas largimit te Gatuzos dhe hera e dyte pas shkarkimit te Giampaolo-s.

Tashme me largimin e Boban dhe Maldini i cili po ndjek rrugen e tij, Gazidis e ka me te lehte per ta sjelle Ragnick ne Milano. Megjithate mbetet per t’u pare cfare roli do te kete gjermani saktesisht. Qellimi i tij eshte te jete trajner dhe drejtor sportiv.

Il Giornale shton me tej se Gazidis ka lene te hapur mundesine e rinovimit me Ibrahimoviç. CEO i Milanit ka deklaruar se ai eshte i gatshem te ulet me agjentin e suedezit per te folur kushtet e rinovimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu