Il Giornale: “Donnarumma-Calhanoglu te Juventusi? Tifozët kuqezi të tërbuar, kanë një kërkesë për Elliott!”

Tifozët e Milanit kanë humbur durimin me Donnarumma dhe Calhanoglu. Natyrisht që heshjta e tyre nuk i bën mirë ambjentit dhe sidomos faktit që luhet diçka më e rëndësishme në këtë fund sezoni si pjesëmarrja në Champions League.

Ndërkohë, zërat e ndryshme dhe Juventusi në faqe të parë që është interesuar për portierin kuqezi dhe turkun (Repubblica shkruan së fundmi se ka pasur edhe kontakt) kanë shtyrë tifozët që në rrjetet sociale të shfryjnë ndaj Juventusit dhe portierit, duke iu lutur që vetëm aty të mos shkojë…

Por, ka edhe kërkesa për grupin Elliott që zotëron Milanin. “Mos bëni më akorde politike me Juventusin”, duke u nisur nga fakti se bardhezinjtë janë duke u bërë palë me Raiola në këto lojëra merkatoje.

Fakti është që sipas “Il Giornale”, interesimi i Juventusit për Donnarumma duket “fake”, pasi Szczesny ka ende dy vite kontratë dhe fiton 6.5-7 mln euro në sezon.

Praktikisht, kushdo klub që do ta merrte do të duhej që të paguante rrogë më të lartë dhe kartonin. Por, duhet që edhe vetë polaku të pranojë destinacionin.

Të mos harrojmë që Dybala refuzoi Tottenham për të qëndruar ndaj edhe klubet e mëdha që do të donte portieri janë të bllokuar me portierë dhe, nëse do të bënin një investim kartoni, më mirë bënin investim te Donnarumma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu