Iku nga Milani si tradhtar, legjenda franceze ia thotë në sy Donarumma-s: Akoma se ke kuptuar pse të mori PSG?! Ta them unë…

Donnarumma nuk po kalon një kohë të lumtur te Paris Saint-Germain. Që kur mbërriti në Francë ai ka luajtur disa ndeshje, shumë më tepër ato të luajtura nga Keylor Navas. Italiani doli në fushë kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve. Por kjo absolutisht nuk e ka shuar polemikën, përkundrazi…

Donnarumma është aq nervoz saqë së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola, ai tashmë po mendon të largohet nga Parisi. Ndoshta portieri italian menjëherë priste të ishte një titullar i paluajtshëm i ekipit, por me sa duket nuk është kështu.

Ish -sulmuesi i Chelsea dhe Francës, Anelka foli për situatën te PSG. U fol për pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, por edhe për situatën në lidhje me portierin: në këtë fillim sezoni, në fakt, Keylor Navas ishte pothuajse gjithmonë i preferuar nga i sapoardhuri Donnarumma…

“PSG e mori Donnarumma vetëm sepse ishte i lirë, pa ekip”, pranon Anelka. “Klubi duhet të jetë i qartë me lojtarin, duke i thënë atij se ai është në Paris për të ardhmen dhe jo për të tashmen.

Deri tani nuk ka pasur një konkurrencë të shëndetshme, është e rëndësishme që të ketë vetëm një numër një në një ekip dhe ai eshte Navas, titullari”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu