Iku nga Milani duke qarë, “Gjenerali” rrëfen: Më kërkuan të qëndroja, por…

Mark Van Bommel është një nga lojtarët që te Milani tifozët nuk do ta harrojnë kurrë. Ish-mesfushori holandez dha gjithçka për kuqezinjtë në aventurën e tij të shkurtër dhe më pas u largua me lot.

I intervistuar nga DAZN, “gjenerali” kujtoi përvojën e tij në Milano, duke e quajtur atë më të mirën e karrierës së tij në futboll. “Kam luajtur futbollin më të mirë të karrierës te Milani”.

Në fund të sezonit 2011-2012, klubi i kërkoi lojtarit të qëndronte, por holandezi tashmë i kishte dhënë fjalën PSV. “Nuk mund të kthehesha mbrapa”.

Vetëm një vit e gjysmë, por plot emocione, ai i Van Bommel me fanellën e “Djallit”.

Mbërriti në janar 2011 dhe menjëherë Galliani e quajti atë “Gjeneral” për mënyrën se si ai luan rolin. Një pseudonim me të cilin do të kujtohet gjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu