Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, dha një intervistë të gjatë me video konferencë për një TV shqiptar në të cilën ai gjithashtu foli për ofertën e Milanit dy sezone më parë.
Këtu janë disa nga deklaratat e tij të raportuara nga lalaziosiamonoi.it:
“Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin e Sacchit. Unë kam qenë tifoz kur isha i ri, kam luajtur ndeshjen time të parë në Serie A kundër Milanit.
Oferta e Milanit erdhi dy sezone më parë nga Maldini, por marrëdhënia ime me Lazio është e jashtëzakonshme, kam qenë në Romë për shumë vite.

Ishte një marrëdhënie e lindur papritur, si një dashuri që të mbyt. Sidoqoftë ishte e vështirë për mua të refuzoja Milanin”.
Drejtuesi shqiptar flet edhe për momentin e Lazios dhe objektivat: “Sezonin e kaluar para pandemisë ne ishim kandidatët kryesorë për të fituar kampionatin. Po kalojmë një periudhë tranzicioni, jo vetëm ne, por i gjithë futbollin evropian.
Me Covid ne i kushtojmë vëmendje të madhe organizimit të punës, përpiqemi të kemi kontakte sa më të kufizuar çdo ditë, sigurisht me botën e jashtme! Nuk është një situatë e lehtë. Ky sezon është konfirmimi i Lazios në Champions League dhe do të jetë e vështirë”, vazhdoi ai.