“Idhulli im është Iniesta, Theo fenomen! Ju dëshmoj në fushë se kush jam”

Brahim Diaz ka folur gjatë sot në konferencën për shtyp të prezantimit me Milanin. Spanjolli i ardhur nga Real Madrid me formulën e huazimit, u ndal te disa tema.

Për ekipin e ri: “Puna me të rinjtë është një ndihmë. Shpresojmë të përsërisim fundin e sezonit të kaluar”.

Në lidhje me cilësitë e tij: “Do ta përcaktoja veten si një lojtar me driblim të mirë dhe cilësi të mirë teknike, shpresoj ta dëshmoj në fushë”

Për vendosmërinë e tij: “Qëllimi im është të bëj më të mirën së bashku me shokët e mi të skuadrës. Ende kam shumë për të mësuar dhe ka shumë lojtarë të fortë pranë meje.”

“Jam gati, i përgatitur. Ndihem mirë”.

Dhomat e zhveshjes: “Ka një frymë të mirë dhe një atmosferë të mirë në dhomën e zhveshjes. Mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Për Zidane: “Nuk do të zbuloj atë që i thashë Zidane dhe që më tha. Tani mendoj vetëm për Milanin”.

Për Theo dhe Ibra: “Theo është një fenomen, por unë ende nuk e kam takuar. Kënaqësi të luaj me Zlatan. Idhulli im është Iniesta sepse e shikoja gjithmonë si fëmijë dhe jam rritur me të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu