Ideja me e fundit per krahun e djathte te mbrojtjes vjen nga Londra

Nje tjeter emer del ne skene per te mbushur boshllekun qe eshte krijuar ne krahun e djathte te mbrojtjes. Sezoni zhgenjyes i Andrea Conti por mbi te gjitha i Davide Calabria, i cili sic duket mund te ndryshoje ambient gjate kesaj merkatoje, ka bere qe kuqezinjte te hidhen ne sulm per alternativa te reja.

Profili kryesor ne listen e deshirave te klubit eshte ai i Denzel Dumfries. Holandezi i PSV Eindhoven mund te zbarkoje ne Milano fale ndihmes se Mino Raiola-s qe eshte agjenti i lojtarit, por dhe emra te tjere po vleresohen.

Ideja e fundit – siç raportohet nga “Daily Star”- te çon ne Angli, me sakte ne Londer. Sipas gazetes britanike, Milani eshte vene pas gjurmeve te Maitland Niles. Futbollisti i lindur ne vitin 1997, nuk ben me pjese ne planet e Arsenalit dhe kuqezinjte mund te tentojne per te marre sherbimet e tij. Ai ka nje kontrate qe i skadon me 30 qershor te 2023-it si dhe pelqehet edhe nga Interi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu