Ideja “Maignan” erdhi para lamtumirës me Donnarumma. Pioli: “E zbulova te Milan-Lille 0-3. Detaji që më bindi nuk ishin pritjet…”

Milani i gëzon Mike Maignan. Një portier që kuqezinjte filluan ta ndiqnin shumë përpara vendimit për të mos vazhduar me Donnarumma, madje edhe qe nga ndeshja e Ligës së Evropës që ata humbën kundër Lille në nëntor 2020:

“Ne e dalluam që në ndeshjen e parë të Europa League, unë të paktën, sepse mendoj se klubi tashmë po e ndiqte atë.

Pastaj ne vazhduam ta ndjekim: jam shumë i lumtur qe erdhi, është një person i mirë që përgatitet në maksimum. Ai është një lojtar me të cilin është kënaqësi të punosh”.

A nuk e prisje kaq fort?
“Në ndeshjen që luajtëm në shtëpi me Lille, humbëm 3-0 me një rezultat paksa gënjeshtar, por ajo që më bëri përshtypje ishte biseda e tij e vazhdueshme me shoket e ekipit dhe se si i bertiste sa here shperqendroheshin.

Lider duke udhëhequr repartin mbrojtës. Duke e stërvitur atë, pata konfirmimin se ai është një portier që merr pjesë shumë ne aksione, manovra dhe sidomos per t’i dhene keshilla shokeve te tij ne momente te caktuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu