Zlatan Ibrahimovic! Gjithmonë ai, kudoqoftë… Edhe në Dublin, aty ku ka nisur sezoni i Milanit për edicionin 2020-21. Suedezi ka marrë një “çokollatë” nga Calhanoglu, një pasim të artë, duke e filtruar dhe duke e mbrojtur, deri te goditja finale, “fatale” për portierin!
Shamrock Rovers, megjithatë, në dy raste, ka vënë në provë portierin Donnarumma, që gjithashtu është përgjigjur si portier i madh, duke larguar rrezikun!

Kuqezinjtë ishin edhe pranë golit të dytë me Castillejo, por u desh ndërhyrja e mbrojtësit pranë vijës fatale për të shmangur 2-0 nga Milani!
Kuqezinjtë kanë menaxhuar forcat dhe po luajnë më të qetë, por sidomos agresivë.