IBRAHIMOVIC: Zlatan lufton për Scudetto! Treguam karakterin. Por Maldini po më fut presion…

Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga Sky Sport në fund të Fiorentina-Milan. Suedezi ishte vendimtar te goli i parë i shënuar, por kapi edhe dy shtylla dhe ishte i pafat…

“Pas një disfate dhe largimit nga Evropa, Scudetto mbetet ende si objektiv. Ne donim të fitonim me çdo kusht, treguam karakterin tonë dhe duhet të vazhdojmë”.

Për momentin: “Unë jam duke marrë përgjegjësi, duke ndihmuar brenda dhe jashtë fushe. Sot kam luajtur të gjithë ndeshjen, është një moment intensiv, tani ka një pushim”.

Për ekipin kombëtar: “Dëshira ime ishte të vazhdoja të luaja dhe të isha i lumtur. Kombëtarja është një nder, një nder i madh. Trajneri erdhi dy herë për të folur me mua, tani jam thirrur”.

“Ndihem i ri, të mos flasim për moshën. Sa më shumë kohë të kalojë aq më i ri ndihem”.

Për të ardhmen: “Paolo më vë nën presion, ai dëshiron të shohë atë që bëj në fushë për të treguar se e meritoj rinovimin (bën shaka). Gjithçka është nën kontroll, nuk ka asnjë nxitim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu