Ibrahimovic thërret Mandzukic. Gazzetta: Titullar në derbi?!

“Kroati në fushë nga minuta e parë në derbi?”

Ky është titutlli i zgjedhur nga La Gazzetta dello Sport mbi Mario Mandzukic. Ibra e thërret Marion dhe për derbin mund të jetë një zgjidhje e mundshme. Dje të dy nuk u stërvitën bashkë (Zlatan ishte në palestër si titullarët e ndeshjes, Mandzukic duke punuar në fushë) por ndjesia është se duhet shumë pak për të gjetur alkiminë e duhur.

Nuk ka nevojë për kaq shumë fjalë. Të dy mund të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëjetojnë: Zlatan duke vepruar si qendër sulmues, ose si një pikë referimi, kurse Mandzukic duke u zhvendosur më shumë anash.

Një zgjidhje që ish-lojtari i Juventusit e di: te bardhezinjtë ai ndërtoi një pjesë të karrierës së tij si anësor, kur qendra e zonës iu la Higuain ose Ronaldos.

Herën e fundit kur ai sfidoi Interin në dhjetor 2018, ai luajti nga krahu i majtë: Allegri e la Ronaldon në mes dhe ia besoi krahun tjetër Cuadrados.

Përveç prirjes taktike, Pioli është i bindur edhe nga aspekti atletik dhe menaxherial. Pas përvojës në Katar, e cila përfundoi korrikun e kaluar, Mario u paraqit në Milanello në formë të shkëlqyeshme.

Njëzet minutat e fundit të shtunën kundër Atalanta e vërtetojnë atë: ai ishte i vetmi kuqezi që gjeti goditjen në portën e kundërshtarit. Dy goditje në pasqyrë (të pritura), por edhe dy dyluftime të fituara, dy duele ajrore në të cilat ai mbizotëroi: dy topa u rikuperuan, një ndërpreu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu