Ibrahimovic “snobon” Topin e Artë: Jam po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo

Pasi mësoi për negativizimin e Olivier Giroud nga koronavirusi, Milani mund të kthehet të llogarisë kthimin e Zlatan Ibrahimovic në mesin e titullarëve. Ndërkohë, kampioni suedez është rikthyer për të folur përmes mikrofonëve të “France Football” me një intervistë ekskluzive që do të botohet e plotë në numrin e ri.

Këtu janë disa fragmente interesante, që fillojnë me temën e “Topit të Artë”. “A më mungon Topi i Artë? Jo, është e kundërta: nëse një gjë i mungon Topit të Artë, atëherë ai jam unë”.

Vetëbesimi në qiell vërtetohet nga mendimi për përballjen me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët kanë fituar së bashku 11 “Topa të Artë” (gjashtë për argjentinasin, pesë për portugezin):

“Nëse flasim për cilësitë si futbollistë, unë nuk kam asgjë më pak se ato. Nëse, nga ana tjetër, konsiderojmë vetëm trofetë e fituar, atëherë po, nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve… Sidoqoftë, nuk jam i fiksuar me të. Kur kolektivi punon, individi përfiton. Individi nuk mund të jetë i mirë, nëse ekipi nuk është i mirë. Në thelb, unë mendoj se jam më i miri në botë”.

Ibrahimovic hedh poshtë çdo krahasim me të mëdhenjtë e së kaluarës. Sipas tij është e pamundur të bësh vlerësimet e lojtarëve nga epoka të ndryshme: “Unë nuk mendoj se krahasimi me ta është i rëndësishëm. Të gjithë kanë luajtur në brezin e tyre, me shokë të ndryshëm skuadre. Bërja e krahasimeve bëhet e ndërlikuar. Unë mendoj se secili ka historinë e vet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu