Ibrahimovic si luan! Befason mjekët kuqezi! Vjen lajm i mirë edhe nga Saelemaekers

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit duke shkaktuar panik të madh te skuadra e Milanit. Sulmuesi kryesor është lokomotiva e skuadrës dhe njeriu lider i ekipit të Stefano Piolit.

39-vjeçari mund të qëndrojë jashtë për disa javë, por po mundohet në maksimum që të rikthehet më shpejt. MilanNews raporton se suedezi ka qëndruar 5 orë sot duke punuar për t’u riaftësuar më shpejt.

Fillimisht “Sky Sport” raportoi se bëri terapi, por suedezi ka vazhduar normalisht palestrën deri në 15:00.

Pioli ka kryqëzuar gishtat, pasi shpreson të ketë Ibren sa më shpejt në dispozicion. Numri një i stolit nuk ka në skuadër as Rafael Leaon, pasi portugezi është i dëmtuar. Sot Leao zhvilloi vetëm terapi.

Por, një tjetër lajm i mirë vjen nga Saelemaekers. Belgu, pavarësisht se është thënë se mund të mungojë dy javë, brenda 1 jave pritet të jetë gati, duke munguar vetëm ndaj Lille dhe Fiorentina.

Ai sot zhvilloi stërvitje të diferencuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu