Ibrahimovic show, Milani falënderon: numrat e çmendur të Zlatan!

Karta e identitetit shënon 39 vjeç dhe nuk pushon së mahnituri. Padyshim që po i referohemi Zlatan Ibrahimovic, i cili ka treguar për disatën herë se sa vendimtar mund të jetë.  

Udinese-Milan u vendos nga suedezi: asist dhe gol spektakolar. Pasimi për Franck Kessie (1-0) dhe goli i tij për fitoren finale me një gjysmë roveshatë janë fotografia e të dielës.

Suedezi vazhdon të jetë vendimtar dhe ekipi i Stefano Piolit e falënderon atë, duke qenë se ndeshja në Dacia Arena ishte e komplikuar. U desh prekja e një kampioni për të fituar edhe 3 pikë të çmuara.

Numrat e Ibrahimovicit kanë qenë mbresëlënës që nga kthimi në Milano: ai ka marrë pjesë në 23 gola në 22 ndeshje të kampionatit (17 gola dhe 6 asistime).

Calciomercato, Ibrahimovic avverte Maldini: "Se non firmi, non gioco piu"

Në periudhën pas bllokimit, ai është gjithashtu lojtari që ka marrë pjesë në më shumë gola në Serie A: 19 (14 gola dhe 5 asistime).

Në këtë kampionat ai ka arritur 7 gola në 4 ndeshje, ai është shënuesi më i mirë i turneut.

Karta e identitetit thotë se ai është 39 vjeç, por Zlatan po tregon se të dhënat personale nuk llogariten në rastin e tij. E

vërtetë që fizikisht ai duhet të menaxhojë veten më shumë se në të kaluarën, por klasi ka mbetur dhe numrat e dëshmojnë atë. Sulmuesi suedez vazhdon të jetë vendimtar, brenda dhe jashtë fushës.

Të gjithë shokët e skuadrës nënvizojnë se sa themelor është Ibra në dhomat e zhveshjes dhe gjatë stërvitjes në Milanello. Përvoja, personaliteti dhe mentaliteti i tij janë një shembull për një grup të përbërë kryesisht nga lojtarë të rinj.

Ai është udhëheqësi i shkëlqyeshëm dhe prania e tij ndihmon në përmirësimin e lojtarëve të tjerë. Një kampion i vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu