IBRA POZITIV ME COVID-19: Ja kur parashikohet rikthimi dhe protokolli që duhet të ndjekë!

Lajmi më i papritur dhe më i hidhuri për Milanin ka ardhur pak orë përpara sfidës ndaj Bogo Glimt, ekipi norvegjez që do të luajë sonte në “San Siro” në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic, vendimtar në dy ndeshjet e para të sezonit me 3 gola, do të duhet të humbasë ndeshjen evropiane kundër Bodø/Glimt.

Suedezi doli pozitiv me Covid-19 dhe do të duhet të qëndrojë në izolim për dy javët e ardhshme, duke u detyruar kështu të humbasë 3 ndeshjet e Milanit (që mund të bëhen katër). Sipas protokollit, Zlatan duhet të qëndrojë i izoluar, ndërsa supozohet të kthehet për derbin Inter-Milan.

Ibrahimovic, për shkak të karantinës, nuk mund të zbresë në fushë kundër Crotone, ndeshje e planifikuar për të dielën 27 shtator, por dhe ndeshjet pasuese të Europa League dhe kampionatit Italian (Spezia dhe, nëse kalon Bodo, Besiktas ose Rio Aves).

Por, karantina mund të shkojë edhe më gjatë. Në fakt, protokolli është i qartë.

Milani njoftoi menjëherë autoritetet kompetente shëndetësore dhe e vendosi suedezin në karantinë në shtëpi.

Në mënyrë që të kthehet për të qenë në dispozicion të Piolit, Ibra do të duhet të bëjë dy tamponë radhazi negativë. Vështirë të thuhet saktësisht se kur numri 11 do të jetë në gjendje të përfundojë karantinën.

Një dush i ftohtë për Pioli dhe Milan, të cilët ishin në gjendje të admironin një Ibrahimovic menjëherë vendimtar, autor i tre prej pesë golave ​​të parë zyrtarë.

Kundër Bodo do të luajë Colombo, pasi edhe Rebic është i skualifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu