IBRAHIMOVIC: Pioli trajner i madh, gjeti Milanin në gjendje të mjerueshme! Luan kush meriton, jo i riu apo i vjetri…

Zlatan Ibrahimovic dha një intervistë të gjatë për UEFA ku u ndal shumë te trajneri Stefano Pioli dhe raporti që ka me të që kur ka mbërritur te Milani.

Fjalë “mjalti” nga suedezi në drejtim të trajnerit.

“Ndoshta e Zlatanizova atë. Ndoshta ai u bë si unë. Ai arriti në një Milan ku ambienti ishte i vështirë. Nëse jemi këtu ku jemi tani është në sajë të tij dhe punës që ai ka bërë, ai është një trajner i shkëlqyeshëm.

Unë tashmë e njihja Piolin, sepse kam luajtur kundër tij në Itali. Skuadrat që ai ka pasur kanë shkuar lart e poshtë, nga ekipe të mëdha te ato të vogla.

Ai arriti në një Milan ku ambienti ishte i vështirë. Kur mori ekipin ishte gjendja alarmante por sot shikoni ku jemi. Pra, nëse jemi këtu ku jemi tani është në sajë të tij dhe punës që ai ka bërë.

Falë mënyrës se si punon, mentalitetit të tij. Ai i bën shumë presion ekipit, ai kërkon shumë, edhe nëse është një ekip i ri. Ndoshta ai ka më shumë durim se unë, por padyshim që ai është më i pjekur dhe më me përvojë se unë.

Pioli është mësuar të punojë nën presion dhe ka qenë në situata kur dy të fundit ose tre muaj atij iu desh të luftonte për të qëndruar në Serie A. Dhe kjo është padyshim ndryshe pasi që duhet të luftosh për të fituar, por në të njëjtën kohë ka ndryshim presioni kur je një ekip që nuk është në nivelin e pesë më të mirëve dhe ku lufton për titullin.

Në këto situata duhet të japësh diçka tjetër përveç asaj që jep në ekipet e mëdha. Kjo nuk është e lehtë, por ai ka përvojën dhe gjithçka që ka sjellë që kur mbërriti e ka treguar me rezultatet që kemi arritur. Mister Pioli erdhi këtu dhe demonstroi me punën e tij se ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Tani nuk ka më asnjë diskutim nëse ai është më i përshtatshmi për këtë punë”.

Për marrëdhënien me shokët e ekipit: “Kur luan në këto nivele, në nivele kaq të larta, ekziston gjithmonë i njëjti presion pa marrë parasysh kush je. Nëse je këtu, je këtu sepse e meriton, je këtu sepse je mjaft i mirë. Nuk je këtu sepse dikush duhet t’ju presë, je këtu për të luatur.

Nuk më intereson nëse je i ri apo jo, nuk mund të mendoj për faktin se je i ri dhe koha do të vijë. Kur luan për Milan nuk ka kohë, duhet të bësh mirë tani.

Nëse nuk luaj mirë, Milani do të blejë një sulmues tjetër në transferimin e ardhshëm që do të luajë më mirë se unë, prandaj duhet të luaj mirë dhe kjo vlen për të gjithë.

Ne të gjithë duhet të jemi në rregull, pavarësisht nëse jemi të rinj apo të pjekur. Jashtë fushës është padyshim ndryshe, nëse je Rafael Leao flet dhe trajtoheshë një farë mënyre. Nëse je Simon Kjaer, ti je më i pjekur, ke fëmijë, padyshim që është ndryshe. Por në fushë janë të gjithë njësoj”.

Për të rinjtë e sotëm: “Kur isha i ri lojtarët pranë meje ishin fantastikë. Kur erdha në Itali për herë të parë kisha lojtarë pranë meje që më shihnin si fëmijën e ri që sillte shumë energji dhe adrenalinë. Të gjithë ishin lojtarë të shkëlqyeshëm, ata kishin fituar tituj të rëndësishëm, ishin yje dhe po luanin në nivele të larta. Në atë kohë nëse do të konsideroheshit një lojtar i shkëlqyeshëm, duhet të ishe me të vërtetë një lojtar i shkëlqyeshëm. Sot brezi i ri luan pesë minuta dhe shihen si lojtarë të shkëlqyeshëm. Unë jam i lumtur që vij nga shkolla e vjetër.

Rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka, sot në sajë të mediave sociale lojtarët shihen si kampionë pavarësisht se kanë bërë pak ndoshta. Më parë nuk ishte ashtu. Më pëlqen më shumë shkolla e vjetër. Të njihesh si një i madh lojtar, duhej ta tregoje”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu