IBRAHIMOVIC: Pioli nuk më jep leje, kam 25 fëmijë te Milani! A do të qëndroj? Nëse mundem…

Mungon prej ndeshjes Napoli-Milan dhe shpresa e trajnerit Stefano Pioli dhe tifozëve është rikuperimi i tij për ndeshjen ndaj Juventusit.

I intervistuar nga “7”, e përjavshmja e Corriere della Sera, Zlatan Ibrahimovic foli për veten por edhe për Milanin: “Jam ai djali i lindur atje lart që ka udhëtuar nëpër botë dhe ka pasur një aventurë të madhe.

Në fushë të gjithë jemi njësoj. Nëse je mirë vazhdon, askush nuk mund të të rekomandojë. Nuk ka dallime kulturore, gjeografike ose të tjera.

Jo, ka dy porta dhe një top, le të shohim kush shënon më shumë, qoftë në San Siro apo në një oborr. Ne jemi të lumtur dhe duhet t’i bëjmë të tjerët të lumtur. Mendoni për stadiumet: çfarë shpërthimi, çfarë pasioni!”.

Sa i përket ecurisë së Milanit: “Ku mund të mbërrijmë? Ne duhet ta fillojmë mirë 2021 dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshje, sikur të ishte e fundit. Duhet të jemi të uritur: çdo ditë, çdo moment.

Scudetto? Duhet të kemi guximin ta ëndërrojmë. Deri kur do të luaj? Të gjithë më pyesin, përgjigja është gjithmonë e njëjtë: do të vazhdoj për aq kohë sa mund të bëj atë që bëj tani. Rrjetet sociale? Unë nuk kam asnjë ndjekës, ata janë njerëz që besojnë në mua”.

Për mungesën e familjes së tij: “Më ka marrë shumë malli për familjen. Do të doja të isha me gruan dhe fëmijët e mi. Unë u përpoqa të kërkoj të shkoj në Suedi, por Pioli thotë jo, ai thotë se duhet të qëndroj në Milanello: në Suedi kam dy djem, këtu kam 25 dhe ata kanë nevojë për mua.

A zemërohem në stërvitje? Sigurisht, problemi është se kush nxehet pastaj. Talenti është i dobishëm nëse e kultivon.

Në Milanello ndihem si në shtëpi, gjithçka funksionon këtu: jam i lumtur që ndodhem. Këtu përjetë? Jam vërtet mirë, por kush e di, do ta shohim.

Të luaj Champions? Kush nuk do ta donte atë … Nëse mund të qëndroj, do ta bëj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu