Ibrahimovic përhap polemika në Suedi! Reagon edhe presidenti i Federatës: Më erdhi keq…

Një polemikë e vërtetë është ndezur në Suedi për shkak të Zlatan Ibrahimovic, si zakonshit… Sulmuesi i Milan ka përhapur bujë, ndoshta edhe vullnetarisht.

Së pari për postimin në Instagram në lidhje me Ibrahimovic dhe mungesën në ekipin kombëtar suedez, kompletuar me një koment: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë”.

Photo: Ibrahimovic teases Swedish national team with cryptic tweet - "Long  time no see"

Shumë e konsideruan atë si një lloj vetë-kandidimi për një kthim në ekipin kombëtar.

Vetë Ibra pas ndeshjes kundër Verona kishte pranuar se donte të ngacmonte dikë. Natyrisht, flitej për trajnerin Janne Andersson, me të cilën sulmuesi nuk duket se ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Përveç kësaj, Ibrahimovic gjithashtu e etiketoi atë si “të paaftë”, për zgjedhjen për të ulur në stol Dejan Kulusevski në ndeshjen e fundit zyrtare (Nations League).

Ibrahimovic seems interested in reinstating the Swedish national team

Një bujë e vërtetë shpërtheu në vendin Skandinav. i zemëruar Andesson e etiketoi Ibrahimovic si një mashtrues: “Më thonë se ka një plan prapa kësaj fotoje të publikuar nga Zlatan, por unë nuk e kuptoj atë dhe nuk do të harxhoj energji për të”.

Presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit Karl-Erik Nilsson gjithashtu i shqetësuar nga provokimet e Ibrahimovic reagoi:

“Kur futbollisti ynë më i mirë i të gjitha kohërave i thotë këto gjëra pa ndonjë provë, është me të vërtetë për të ardhur keq. Dhe unë jam akoma jashtëzakonisht i zhgënjyer. Një shaka me shije të keqe. Ai e bëri atë për të irrituar disa njerëz, nuk më pëlqen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu