Ibrahimovic, përballë Celtic një ndeshje e veçantë! Motivi vjen 19 vite më parë…

Sonte në Skoci, Milani do të përballet me Celtic Glasgow në ndeshjen e parë të Europa League 2020/2021.

Trajneri Stefano Pioli është shumë i etur për të filluar rrugën evropiane mirë, në mënyrë që të vazhdojë serinë pozitive të ekipit. Milani nuk humbet prej 20 ndeshjesh radhazi dhe entuziazmi dhe humori është i madh pas fitores në derbin ndaj Interit.

Kuqezinjtë do të mbështeten shumë te Zlatan Ibrahimovic, i cili pasi vendosi derbin kundër Interit – me dy gola – do të jetë ende në qendër të sulmit.

Suedezi e përfundoi përballjen e të shtunës i rraskapitur, por ai do të fillojë sot titullar dhe dëshiron të drejtojë shokët e tij të skuadrës drejt një fitore të re.

Ndeshja kundër Celtic Glasgow është një ndeshje “speciale” për të. Pikërish kundër ekipit skocez që ai bëri debutimin e tij në kupat e Evropës në 2001, kur veshi fanellën e Ajax.

Ishte 8 gusht dhe ajo ndeshje në Amsterdam ishte e vlefshme për turin kualifikues të Champions League. “Harkëtarët” humbën 3-1 dhe ai luajti pjesën e dytë.

Në ndeshjen e dytë fituan 1-0 në Skoci, por eliminimi nuk u shmang dhe Zlatan luajti 35 minuta.

Tani me fanellën e Milanit suedezi shpreson të fillojë mirë në këtë Evropa League 2020/2021.

Pa Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic, pesha e sulmit do të jetë edhe më shumë mbi supet e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu