Ibrahimovic në Sanremo | Udhëtimi me motor, i panjohuri dhe GPS: “Mund të bëj një film me atë që ndodhi”

Zlatan Ibrahimoviç – i cili foli në konferencën për shtyp, në funksion të mbrëmjes së katërt të Festivalit Sanremo – u ndal përsëri te udhëtimin drejt sallës Ariston. Rruga që përshkua me një motor, në shoqërinë e një të huaji.

Ishte vetë lojtari i Milan që zbuloi incidentin mbrëmë. Historia e tij – megjithë imazhet e tij në motor – nuk u mor menjëherë plotësisht si reale. Në mëngjes, megjithatë, fjalët e Franco-s, motoçiklistit që e solli atë në Sanremo, mbërritën dhe fshinë çdo dyshim.

Ibra u kthye mbi këtë ngjarje: “Dje ishte një ditë e pabesueshme, mund të bëja një film – raporton Corriere dello Sport -, Gjetëm një aksident në autostradë, u ndaluam për tre orë në një makinë, pak stres më erdhi sepse thashë: Amadeus nuk mund ta bëjë spektaklin pa Ibra.

Kisha qenë në makinë për shtatë orë. Jashtë makinës e gjej këtë motoçiklist dhe ju e dini historinë pastaj. Por nuk mendoja se do të më besonin. Dhe kështu filmova gjithçka”.

Ibra konfirmoi se ai do të donte të ngiste motirin vetë – “Vetëm shoferi im dhe krahu im i djathtë e dinin – vazhdon suedezi në histori – unë isha i veshur me një GPS kështu që nëse ky person më çonte diku tjetër dikush do ta dinte…

Pastaj vura re që ai nuk po i jepte mirë dhe pastaj i thashë: Më lër t’i jap unë, kështu që nuk kam frikë dhe ti nuk ke asnjë përgjegjësi. Por ai më tha jo. Kur mbërritëm atje më tha se nuk kishte udhëtuar kurrë në autostradë.

I thashë të mos shqetësohej, ai kishte bërë një punë të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu