Ibrahimovic, mesazh për Elliot: Çfarë duhet të bëjnë që të qendroj te Milan

GENOA, ITALY - JULY 29: Zlatan Ibrahimovic of Milan during the Serie A match between UC Sampdoria and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on July 29, 2020 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Rinovimi i suedezit, Zlatan Ibrahimovic me Milanin, është gjithnjë e më pranë.

Edhe Sportmediaset, deklaron të njëjtën gjë për një “martesë” të ardhshme mes sulmuesit dhe kuqezinjve.

Megjithatë mesazhet e Ibrahimovic, janë të qarta për pronarët e Elliot, ku nëpërmjet një aplikacioni në Instagram, që e shfaq të plakur, tregon se mund të jetë deciziv edhe në moshën 50 vjecare.

Ndjehet mirë dhe dëshiron të vazhdojë me Milanin por me një kusht të rendësishëm.

Dëshiron të fitojë dhe për këtë i duhet një skuadër cilësore.

Ibrahimovic ka bërë me dije se do të vijojë kuqezi vetëm nëse skuadra do të jetë në garë për titull ose për vendet kryesuese.

Javën e ardhshme menaxheri Mino Raiola do të jetë në Milano për të folur rreth rinovimit.

Janë gati 5 milionë euro (që me bonusin shkon në 7), për të blinduar Ibrahimovic dhe për të ndërtuar një skuadër rreth tij.

“Milan Club Albania”, do të japë më shumë detaje në ditët në vazhdim./ “Milan Club Albania”/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu