Ibrahimovic: Me mua nuk ka pushim dhe tolerim! Ndeshja e radhës është gjithmonë finale

Zlatan Ibrahimovic, në bisedën me Ambrosini që do të transmetohet sonte në orën 23:00 në Sky Sport, foli gjithashtu për rëndësinë dhe rolin e tij duke mbajtur ekipin në tension dhe pa u dorëzuar kurrë:

“Ne duhet të vazhdojmë kështu pa ulur ritmin! Këtu futem unë në lojë me rolin që kam. Nuk duhet të jesh i kenaqur, por të vazhdosh gjithmonë.

Ndeshja me e rëndësishme eshte ndeshja e radhës, duhet parë si finale. Askush nuk e mban mend ndeshjen e mëparshme. Duhet të fitosh për të arritur objektivat, ata nuk janë mësuar me këtë.

Kur vjen një ndeshje themi se duhet të fitojmë me forcë për të qenë në gjendje të hyjnë në Evropë, presioni është rritur dhe ata kanë filluar të luajnë për diçka.

Sot ne duhet të fitojmë, përndryshe jemi jashtë. Ata kanë pak përvojë, por nuk janë mësuar. A mundet që kjo skuadër të arrijë në Champions League? Luaj prej tetë muajsh këtu dhe mendoj se po”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu