Ibrahimovic, “Mbreti” i golave në listen e sulmuesve mbi 30-vjeçarë

I paparë Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi sedez edhe në moshen 39 vjeçare mbetet njëri prej futbollistëve më të përfolur dhe në të njëjtën kohë vendimtare të futbollit internacional.

Statistika e publikuar sot nga Opta Sport konfirmon sa është vendimtar dhe jetësor Ibra.

Futbollisti i Milan në fakt rezulton shënuesi më i mirë në listen e sulmuesve mbi-30-vjeçarë në 20 vitet e fundit.

Të dhënat kanë në konsideratë futbollistët që kanë luajtur në kampionatet më të mirë të Europës nga viti 2000 deri më sot.

Ibrahimovic dominon me 167 rrjeta të shënuara pasi ka mbushur 30 vjeç.

Në vendin e dytë shfaqet një italian: ish lojtar i Udinese-s, Antonio di Natale, që është ndalur në kuoten 162. Cristiano Ronaldo, me 158 rrjeta të shënuara mes Real Madrid-it dhe Juventus-it si veteran.

Zlatan Ibrahimovic ka firmosursot  kontratën e re me Milanin.

Sulmuesi suedez ka sigluar akordin e ri deri në fund të korrikut të vitit 2021.

Gjigandi do të fitojë rreth 7 milionë euro neto.

Ibrahimovic do të veshë fanellën me numrin 11 dhe këtë e bëri të ditur po sot në rrjetin social Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu