“Kur i pyeta vjet, ngritën dorë vetëm 3! Tani e kuptuan komplet paketën, por unë pres netët e San Siro. Kessie-t i them se…”

Ai humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Anfield, por shpreson të jetë në gjendje të shërohet në kohë për ndeshjen e madhe të së dielës kundër Juves.

Pasi ka sqaruar gjendjen e tij fizike dhe ka folur per ndeshjen ndaj Liverpool, më pas ka ardhur edhe kërkesa ndaj Franck Kessie… pa harruar projektin Super League.

“Me përvojën dhe vitet e kaluara duke luajtur kuptova se koka është shumë e rëndësishme. Koka është aty, trupi nuk më ndjek gjithmonë.

Kur koka është më e fortë se trupi jo gjithmonë shkoj mirë, por le të provojmë”, shtoi sulmuesi Rossoneri i cili iu kthye disfatës së pësuar dje nga shokët e tij të skuadrës në Anfield.

“Sekreti është të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të arritur në majë dhe për të qëndruar atje. Tani ne duhet të sakrifikojmë veten për ta bërë këtë, cilësia është e qartë.

Dje ishte hera e parë në Ligën e Kampionëve për shumë shokë të skuadrës, tani ata kuptuan se çfarë duhet të bëjnë. Vjet kur i pyeta kur u kualifikuam ne Champions se sa prej tyre kishin luajtur, vetem 3 ngriten duart… Ritmi, cilesia e Champions dhe atmosfera jane paketa e plote qe moren mesim ne Anfield.

Nëse nuk keni luajtur në Ligën e Kampionëve, nuk e dini se çfarë ju ka munguar në karrierën tuaj. Madje vetëm duke u stervitur me topin e Ligës së Kampionëve te jep një energji tjetër, më shumë adrenalinë.

Unë jam duke pritur për të luajtur në Ligën e Kampionëve në San Siro me stadiumin plot, kjo do të jetë adrenalinë e vërtetë”

Nuk jam duke thënë se përfunduam të dytët në renditje falë meje, por shokët e mi të skuadrës e kanë kuptuar se çfarë duhet për të arritur atje ku arritëm vitin e kaluar.

Diçka mungon për të përfunduar të parët dhe ekipi e di, ata punojnë çdo ditë për t’u përmirësuar, janë të uritur, madje edhe të rinjtë e kanë kuptuar mentalitetin e skuadrës”.

Me Lazio Kessie humbi një goditje penallti dhe Ibra komentoi: “Unë do t’i kërkoj që t’i godas sërish”

Më në fund një shaka për Super League: “Çfarë mendoj? Pyetja e parë duhej të na bëhej ne lojtarëve, kështu që kush e shpiku atë tashmë ka bërë një gabim duke mos na kërkuar opinion, jemi ne lojtarët që duhet të dalim në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu