Ibrahimovic kërkon gola të tjerë: objektivi i Zlatan dhe “gjuetia”. Mungojnë ende disa në listë

Zlatan Ibrahimovic dëshiron të harrojë derbin e Coppa Italia dhe penalltinë e humbur në Bolonjë, pasi tani ka dy ndeshje kundër Crotone dhe Spezia që Milani duhet të fitojë.

La Gazzetta dello Sport tregon se sulmuesi suedez nuk ka shënuar asnjëherë ndaj këtyre dy skuadrave.

Ai kurrë nuk është përballur me ta gjatë viteve të qëndrimit në Serie A, ku ai ka goditur në shenjë kundër 30 nga 33 formacionet e sfiduara deri më tani. Bari, Treviso dhe SPAL janë tre ekipe që që nuk i ka gozhduar.

Në dy ditët e ardhshme të kampionatit ai ka mundësinë të vulosë dhe pasurojë statitistikat e gjuetarit edhe kundër Crotone dhe Spezia, pasi humbi ndeshjet e para për shkak të pozitivitetit me Covid-19.

Lettera alla FIFA: "Ibrahimovic razzista, va punito!"

Pa gola në kampionat prej dy javësh, dëshiron të zhbllokohet, për të ndihmuar Milanin që të mbajë majën e tabelës.

Stefano Pioli i ka dhënë grupit dy ditë pushim pas ndeshjes jashtë fushe në Bolonjë, në mënyrë që Zlatan të ketë kohë për të rimbushur bateritë dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat e radhës.

Ibrahimovic ha un problema con i rigori: il dato che preoccupa il Milan

Nga sot të gjithë kthehen në Milanello së bashku për të punuar. Milani e di që nuk mund të dështojnë kundër Crotone dhe Spezia, kundërshtarë që duhen respektuar, por absolutisht brenda mundësive dhe në letër të kalueshme.

Duhen 6 pikë përpara se të rifillojë Europa League dhe të vijnë dy ndeshje të mëdha kundër Inter dhe Roma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu