Ibrahimovic, i kënaqur edhe me pikën. Suedezi komentoi ndeshjen pasi e ndoqi nga San Siro (Foto)

Zlatan Ibrahimovic i mërzitur për barazimin ndaj Udinese, pikërisht skuadra të cilës ai i shënoi në fazën e parë një gol me gjysmëroveshatë dhe i dha tri pikët kuqezinjve.

Suedezi komentoi këtë ndeshje të përfunduar 1-1 në “San Siro” në lidhje direkte me Sanremo nga Milano, aty ku ndoqi ndeshjen bashkë me Mandzukic dhe Calhanoglu përkrah.

“Mbaroi 1-1! Ishte një ndeshje e vështirë por në fund shkoi gjithçka ok”.

Sulmuesi suedez mezi pret të kthehet por fillimisht do të duhet të rikuperojë nga dëmtimi i pësuar ndaj Roma-s në “Olimpico” dhe këto ditë ka bërë më shumë fizioterapi.

Ai dje vuajti nga stoli pasi donte të ishte në fushë duke parë se si Rebic, ashtu edhe Leao, nuk bënë asgjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu