Ibrahimovic fotografohet në jaht duke u argëtuar me familjen

Më në fund pushime edhe për Zlatan Ibrahimovic. Ylli i Milanit është fotografuar duke shijuar disa momente zbavitëse në bordin e një jahti së bashku me familjen.

Pak kohë më parë u përfol se ai kishte një lidhje me gazetaren italiane Diletta Leotta, ku mediat e huaja nxorën edhe fotot.

Por në të vërtetë Ibrahimovic nuk sheh askënd tjetër veç bashkëshortes së tij të bukur Helena, me të cilën janë bashkë prej pothuajse 20 vitesh. Zlatan është fotografuar i lumtur në jaht me Helenën, madje duke u kujdesur maksimalisht për të.

Në bordin e jahtit të dy shijojnë pushimet në Saint Tropez në shoqërinë edhe të dy djemve Maximilian dhe Vincent, që së bashku me babanë zbaviten me zhytje dhe akrobaci./GAZETA SHQIP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu