Ibrahimovic erdhi me këmbë të mbarë në Milano, pas tij Tonali

Siç edhe pritej Zlatan Ibrahimovic mberriti në 24 orët e fundit në Milano.

Pasi ka kaluar ditët e fundit në Suedi me familjen, futbollisti me në fund ka arritur në Itali.

Avioni zbriti në aeroportin e Linate në 23:30.

Futbollisti do jete kuqezi deri në qershor 2021 dhe do të fitojë nga 7 milionë euro neto, asnjë bonus i parashikuar.

Negociatat mes klubit dhe agjentit Mino Raiola kanë zgjatur me shumë nga sa kanë qenë parashikuar, por në fund marrëveshja ka ardhur. Mister Stefano Pioli dhe shokët do të jenë të lumtur ta përqafojnë në Milanello javen që vjen.

Milan, Ibrahimovic flet

Pas zbarkimit, Ibrahimovic ka folur për mikrofonët e Milan TV:

“Jam shumë i lumtur, më në fund çdo gjë është në rregull. Jam kthyer aty ku ndihem në shtëpi dhe tani të nisim të punojmë për të sjellë rezultate. Nuk jam këtu për të qenë një “nuskë”, por për të bërë rezultate dhe për të ndihmuar Milanin aty ku duhet të jetë. Kemi bërë 6 muaj shumë të mirë, por pa fituar asgjë. Duhet ta nisim aty ku e kemi mbaruar, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar”.

Zlatan u dërgon një mesazh tifozëve:

“Ndihem mirë, në formë. Përshëndes shumë të gjithë tifozët, shpresoj të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në stadium sepse skuadra ka nevojë për ta. Do të “hedhim në erë” San Siro-n së bashku. Forca Milan, gjithmonë”.

Dhe ardhja e tij duket se ka qene me kembe te mbare, pasi lajmet e fundit thone se kuqezinjte kane arritur nje tjeter marreveshje te rendesishme, ate te me Tonalin.

Tonali te Milan

Sipas asaj që raportohet nga gazatari Alfredo Pedulla, në profilin e tij Twitter, që nesër, mund të ketë një takim për të mbyllur marrëveshjen dhe të veshin kuqezi talentin e ri të Brescia-s.

Është konfirmuar kështu përshpejtimi nga ana e kuqezinjve gati për të vënë në shenjë “gjuajtjen” e madhe.

Lajmet e fundit thonë se Presidenti Brescias i ka thënë “Po” Milanit per mesfushorin, ndersa mbetet vetëm formalitet transferimi I tij te kuqezinjtë.

Nga ana tjeter Di Marzio shkruan:

“Sandro Tonali mund te quhet praktikisht nje lojtar i Milanit, ne oret e ardhshme do te shkembehen dhe dokumentat. Marreveshja u mbyll per 10 milione huazimi + me pak se 20 milione (perfshire bonuset) ne fund te sezonit per te drejten e blerjes. Ka qene i rendesishem vullneti i lojtarit ne kete marreveshje i cili e kishte me nxitim per te njohur te ardhmen e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu