Ibrahimovic e pëlqen oferten e Milan, shumë afër rinovimit

Marrëveshja mes Milan dhe Mino Raiola për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic po përparon pozitivisht.

Dakordësia përfundimtare pritet të vijë se shpejti.

Sipas asaj që mësohet nga e përditshmja Tuttosport, suedezi e pëlqen ofertën e nxjerrë nga klubi kuqezi.

Tani duhen sistemuar disa detaje rreth bonuseve në kontraten e re.

Vullneti i përbashkët për të ecur bashkë, ka lejuar të kalohen disa pengesa.

Në 48-82 orët në vazhdim do të mund të arrihet marrëveshja finale.

Ibrahimovic mund të fitojë të ardhura prej rreth 4,5-5 milionë euro neto plus bonuset e lidhura me prezenca, gol dhe kualifikime Champions League.

Falë këtyrë suedezi mund të arrijë të fitojë 6 milionë euro.

Tashmë mungon shumë pak nga marrëveshja përfundimtare, Paolo Maldini shpreson të marrë sa më shpejt një telefonatë nga Raiola për të fluturuar në Montecarlo dhe përfunduar gjithçka.

Shumë shpejt Zlatan Ibrahimovic mund të konfirmohet ai lojtar i Milan edhe për sezonin 2020/2021.

Qëndrimi i tij është i rëndësishëm për grupin, çka është parë në këto muaj./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu