“Ibrahimovic e di që Milani është konkurrues në Itali”

I intervistuar nga Sky Sport, gazetari i mirënjohur sportiv, Giuseppe Pastore, foli për Zlatan Ibrahimovic:

“Vitin e kaluar ai ishte lojtari themelor, por në fazen e dytë me dëmtime Milani ka humbur shumë. Këtë vit mund të jetë aktori jo protagonist i nje ekipi qe po bën shumë mirë pa të.

Fitimi i diçkaje do të ishte një përfundim perfekt i karrierës së tij, e cila filloi në 1999. Për të do të ishte një rekord tjetër. Fitimi i Ligës së Kampionëve? Këtu optimizmi të çon në çmenduri.

Por mund të bëhet 40 vjecari i parë që shënon në Ligën e Kampionëve. Ibra e di se Milani është më konkurrues në Itali, por Liga e Kampionëve e ka shqetësuar gjithmonë… Sot Ibra është më realist”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu