Dy gola sot dhe 14 në total në Serie A në 11 ndeshje të luajtura. Por, Zlatan Ibrahimovic “flet” edhe kur nuk prononcon asgjë…
Gjestet që bëri suedezi, duke parë tribunën ku ishte ulur kryesia e Milanit, pas dy golave të shënuar ndaj Crotone, nuk kaluan pa u vënë re.

Shenja 2, e ndjekur nga një +1, duket se do të thotë se ai dëshiron të vazhdojë me Milanin.
Një mesazh që u drejtohet menaxherëve për të nënvizuar faktin se propozimi i rinovimit nuk ka mbërritur ende.
Një hipotezë tjetër është mbase ajo e faktit që ai iu referua vetëm golave të tij.
Ekzistojnë disa ide interpretuese, të cilat, madje as Stefano Pioli, nuk i kuptoi dot 100% , në intervistat pas ndeshjes.