Ibrahimovic bëhet objekt diskutimi për disa foto, plas polemika!

Zlatan Ibrahimovic. Në fushë dhe jashtë saj, gjithmonë polemika! Këtë herë, faji i një foto të publikuar nga FanPage ku sulmuesi kuqezi shfaqet në një restorant në një zonë të kuqe, pra të mbyllur, të krahinës së Lombardisë.

Ibra ndodhet me miq në restorantin e hapur por duket se nuk po drekon por thjesht po bisedon me ata me ndonjë gotë përpara. Menjëherë akuzat ndaj tij.

Pronari i restorantit ka dalë duke u shprehur se nuk po drekonte dhe se e kishte hapur lokalin për miqtë dhe Ibra është një prej tyre.

“Takim pune”, ka thënë Zlatan për drejtuesit e Milanit, duke mbyllur këtë çështje. E gjitha ndodhi të dielën, pas kartonit të kuq në Parma të shtunën në mbrëmje, ku sërish polemika të tjera u ngritën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu