Ibrahimovic bëhet Djall dhe njofton kthimin e tij: “Po vij”

Duke “folur” me një postim në profilin e tij në Instagram, Zlatan Ibrahimovic njoftoi kthimin e afërt në grup me Milanin.

Sulmuesi suedez, që po lufton me rikuperimin nga dëmtimi dhe operacioni i kryer në gju, po përmirëson gjendjen e tij fizike dhe së shpejti do të kthehet me shokët e tij të skuadrës.

Ibrahimovic, bashkangjitur me një grafik që e portretizon atë me gjysmën e fytyrës dhe gjysmën tjetër me fytyrën e Djallit për të simbolizuar Milanin, shkroi:

“Po vij për ty”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu