Ibrahimovic acarohet me trajnerin Pioli pas zëvendësimit! Nerva momenti

Zlatan Ibrahimovic u zëvendësua nga Stefano Pioli në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Lille, në Europa League. Tekniku e hoqi nga fusha kur kuqezinjtë kishin pësuar dhe golin e tretë.

Një zgjedhje e duhur e Piolit, duke qenë se tashmë ndeshja vështirë mund të përmbysej dhe Zlatanit i duheshin energjitë për sfidën e kampionatit ndaj Verona.

Suedezi la fushën e lojës duke bërë me shenja dhe me gishta për zëvendësimin dhe fajësuar trajnerin, edhe pse nuk e pa në fytyrë deri sa doli.

Më pas, e ktheu vështrimin sapo u ul në stol, edhe pse dukej i qetë. Nerva momenti, nerva të një sulmuesi që do gjithmonë të luajë dhe fitojë.

Por, në një mbrëmje totalisht të gabuar, Pioli bëri një veprim të duhur për ta shlodhur. Kampionati pret!

Pas ndeshjes, Zlatan u takua me trajnerin e Lille, Galtier, duke e përgëzuar për fitoren dhe duke buzëqeshur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu