IBRAHIMOVIC: “A besoj te Scudetto? Besoj te Zlatani! Me Mandzukic do të ngjallim frikë”

Zlatan Ibrahimovic kthehet protagonist! Mungoi gati 2 muaj dhe ishte ndeshja e parë titullar në Serie A, por menjëherë tregoi se kush është: 2 gola dhe afër të tretit…

“Unë duhej të bëja dhe një gol tjetër, por mjaftuan dy për të fituar. Ishte një lojë e vështirë, nuk luaja prej 57 ditësh, më vjen keq shumë që nuk kam qenë.

Mund të ndodhë. Me një më pak nuk është e lehtë të luash kundër një ekipi kundër të cilit është e vështirë për të luajtur”.

Për të rinjtë: “Të rinjtë më motivojnë, ata më sfidojnë kush vrapon më shumë, nuk dorëzohem dhe tregoj se mund të vrapoj si ata”.

Për momentin: “Ne po bëjmë mirë, jemi gati në gjysmë të rrugës së kampionatit. Tani po fillojnë ndeshjet më të vështira.

Do të jetë një kalendar shumë i vështirë, por me Mandzukic, Meité, nuk e di nëse do të vijnë të tjerët. Sa më shumë lojtarë në dispozicion për trajnerin, aq më mirë”..

Për Mandzukic: “Unë jam i lumtur që erdhi, kështu që kemi dy përpara që trembin kundërshtarët tanë”

Nëse besoni në Scudetto: “Unë besoj në Zlatan”.

Rinovimi: “Varet nga ai, Paolo Maldini. Jam shumë i lumtur te Milani. Ky kthim në Milano më ka ndryshuar shumë, jam shumë i lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu