Ibrahim Ba per Bakayoko: Sa lojtar mund te gjesh si Bakayoko ne treg sot?

Ish futbollisti kuqezi Ibrahim Ba ka folur rreth ceshtjes Bakayoko per mediat italiane:

-Lojtari ne fillim te sezonit nuk beri fazen pergatitore me skuadren dhe kjo i kushtoi pak me shume kohe per ambjentimin e tij ne Itali dhe ne Seria A. Qendrimi i tij ne Itali varet nga shume faktore, nga deshira lojtarit, e klubit kuqezi si dhe plotesimi i kerkesave qe ka klubi londinez i Chelsea per vleren e kartonit.

Por per mendimin tim ka treguar qe ne nivelin teknik Bakayoko eshte i besueshem per skuadren dhe ka bere paraqitje dinjitoze, ndersa sa i perket vonesave ne stervitje te gjithve na ka ndodhur te vonohemi nje here ne stervitje.

Sa lojtare mund te gjesh ne treg me aftesite e Bakayoko – vazhdon intervisten Ibrahim Ba, degjoj te flitet per Sensi qe kushton 25 milion euro dhe qe nuk mund te jete ne formacion per te ardhmen kur ke ne shtepi nje si Bakayoko?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu